HomeKRYESOREAkuza të rënda të Mesit: Gjyqtari donte të ndikonte ndeshjen. Van Gal...

Akuza të rënda të Mesit: Gjyqtari donte të ndikonte ndeshjen. Van Gal shitet sikur bën futboll të mirë

Lionel Mesi ka lëshuar akuza të rënda pas ndeshjes kundër trajnerit të Holandës, Luis Van Gal dhe FIFA-s që kishte caktuar gjyqrarin Mateu Lahoz. Si rrallëherë, Mesi foli më pak për suksesin e më shumë sulmoi këta personazhe.

“Nuk e prisnim të shkonim në shtesa e aq më tepër në penallti. Kemi vuajtur por është në rregull, janë çerekfinalet e një Botërori. Argjentina tregon ndeshje pas ndeshje që di të luajë. Dolëm në fushë me intensitet dhe dëshirë, i kuptojmë momentet e ndeshjes.

Van Gal e shet veten sikur bën futboll mirë dhe pastaj hedh sulmues në fushë dhe nis të hedhë topin e gjatë. Ne e meritonim të kalonim dhe kështu vazhdoi.

Arbitri bëri gjithçka keq të gjithë ndeshjen, gjithmonë ishte kundër. Goli i fundit nuk ishte faull. Brenda fushës shihej që dëshironte të ndikonte ndeshjen.

Nuk dua të flas për gjyqtarin se sanksionohem. Mendoj se njerëzit e panë se si shkuan gjërat. FIFA nuk mund të vendosë një gjyqtar kështu për këtë nivel ndeshjesh”, tha Mesi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments