Lionel Mesi ka lëshuar akuza të rënda pas ndeshjes kundër trajnerit të Holandës, Luis Van Gal dhe FIFA-s që kishte caktuar gjyqrarin Mateu Lahoz. Si rrallëherë, Mesi foli më pak për suksesin e më shumë sulmoi këta personazhe.

“Nuk e prisnim të shkonim në shtesa e aq më tepër në penallti. Kemi vuajtur por është në rregull, janë çerekfinalet e një Botërori. Argjentina tregon ndeshje pas ndeshje që di të luajë. Dolëm në fushë me intensitet dhe dëshirë, i kuptojmë momentet e ndeshjes.

Van Gal e shet veten sikur bën futboll mirë dhe pastaj hedh sulmues në fushë dhe nis të hedhë topin e gjatë. Ne e meritonim të kalonim dhe kështu vazhdoi.

Arbitri bëri gjithçka keq të gjithë ndeshjen, gjithmonë ishte kundër. Goli i fundit nuk ishte faull. Brenda fushës shihej që dëshironte të ndikonte ndeshjen.

Nuk dua të flas për gjyqtarin se sanksionohem. Mendoj se njerëzit e panë se si shkuan gjërat. FIFA nuk mund të vendosë një gjyqtar kështu për këtë nivel ndeshjesh”, tha Mesi.