HomeKRYESOREMesi kundër të gjithëve… përveç Ronaldos! FIFA publikon kandidaturat për çmimin 'The...

Mesi kundër të gjithëve… përveç Ronaldos! FIFA publikon kandidaturat për çmimin ‘The Best’

FIFA ka bërë publike sot kandidaturat e përzgjedhur për votimin e zakonshëm për cmimin “The Best” që i jepet lojtarit më të mirë për vitin e fundit.

Ceremonia që duhej të zhvillohej në fundin e këtij viti, është shtyrë për shkak të Botërorit, në mënyrë që të merrej në konsideratë edhe paraqitja në atë turne.

Bie në sy në fakt se edhe lista e kandidatëve, në një pjesë më të madhe sheh si protagonistë emra të cilët kanë bërë mirë në Botëror, pa harruar këtu ”të zakonshmit”.

Në majë të listës është padyshim Lionel Mesi, i cili është një prej kandidatëve kryesorë për të fituar, edhe pse do të ketë rivalë emra si Benzema, Mbape apo Haland. Ndërsa mungon emri i Kristiano Ronaldos, i cili prej kohësh injorohet në votimet e FIFA-s.

Votimi i tifozëve për të zgjedhur fituesin do të qëndrojë i hapur deri më datë 3 shkurt, kur do të shpallen edhe emrat e tre finalistëve.

LISTA E KANDIDATURAVE
Julian Alvarez (Argjentina / River Plejt / Mançester Siti)
Xhud Bellingem (Angli / Borusia Dortmund)
Karim Benzema (Francë / Real Madrid)
Kevin De Bryjn (Belgjikë / Mançester Siti)
Erling Haland (Norvegji / Borusia Dortmund / Mançester Siti)
Ashraf Hakimi (Marok / PSG)
Robert Levandovski (Poloni / Bajern Mynih / Barcelona)
Sadio Mané (Senegal / Liverpul / Bajern Mynih)
Kilian Mbape (Francë / PSG)
Lionel Mesi (Argjentinë / PSG)
Luka Modriç (Kroaci / Real Madrid)
Nejmar (Brazil / PSG)
Mohamed Salah (Egjipt / Liverpul)
Vinícius Zhunior (Brazil / Real Madrid)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments