...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia shtang Partizanin kryesues, e mund me përmbysje në minutën e 90-të

Vllaznia shtang Partizanin kryesues, e mund me përmbysje në minutën e 90-të

Vllaznia ia del të triumfojë 1-2 me përmbysje ndaj Partizanit, duke u shkaktuar “të kuqve” humbjen e parë në shtëpinë e tyre tyre, të cilën e inauguruan pak javë më parë.

Në një sfidë direkte mes dy skuadrave pretendente për kreun, ishin kuqeblutë e Mirel Josës ata që festuan në fund, duke ngushtuar me 4 pikë distancën nga kreu, që mbahet pikërisht nga Partizani.

“Të kuqtë” kaluan të parët në avantazh me anë të Gueye në minutën e 62-të, megjithatë nuk arritën të ruajnë epërsinë, pasi në të 77-ën ishte Fjoart Jonuzi ai që riktheu baraspeshën në stadiumin “Partizani”.

Në të 90-ën shkodranët gjetën edhe golin e dytë me anë të sulmuesit të talentuar Mehdi Çoba, i cili erdhi nga stoli për të shënuar golin me vlerë 3-pikëshe për kuqeblutë, që ngjiten përkohësisht në kuotën 25 pikëve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.