Vllaznia është kthyer të marrë një fitore me shumë peshë në kryeqytet. Këtë herë shkodranët kanë mundur Partizanin me shifrat 1-2. Pjesa e parë foli vetëm për shkodranët që shpërdoruan raste të shumta. Në pjesën e dytë, të kuqtë rikthyen situatën në favorin e tyre.
Maguet realizoi golin e parë në minutën e 60, teksa sapo kishte hyrë në fushën e blertë. I njëjti futbollist shpërdoroi edhe dy mundësi të tjera të mira për të dyfishuar rezultatin.
Jonuzi riktheu në lojë shkodranët me një super gol në minutën e 77, ndërsa Coba u kthye në hero me realizimin e tij në minutën e 90. Pas kësaj fitore, Vllaznia kthehet në luftën e titullit kampion.
Kolela: “Vllaznia zhvilloi ndeshje shumë të mirë, e kishte përgatitur shumë mirë ndeshjen. Ndoshta ishte edhe përgjegjësia ime me zëvendësimet që nuk dolën të goditura sot, por gjëra që ndodhin.
Zëvendësimi i Telushit me Maget nuk doli i duhuri. Maget ka ende shumë për të mësuar sesi duhet të sillet në fushë, sesi të pozicionohet. Duhet të ulemi dhe të përmirësohemi.
Duhet të kuptoni se ne nuk jemi ende ekipi që mund ta vrasë kampionatin. Një ekip që fiton kampionatin, fiton edhe në ditët e saj më të këqija.”.