Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka folur për emisionin “Ti Bo Gol” në Oversport pas suksesit përballë Partizanit.
“Jam i kënaqur për fitoren, lojtarët po më përgjigjen pavarësisht problemeve që kemi pasur.
Është shumë e rëndësishme të fitosh në transfertë përballë Partizanit kryesues. Në pjesën e parë luajtëm shumë mirë, por duhet të finalizonim.
Në pjesën e dytë nuk jam i kënaqur me 20 minutat e para, pasi humbëm shumë lehtë topin. Por më pëlqeu reagimi i lojtarëve, që pas pësimit të golit.
Kur do vijë Vllaznia e vërtetë? Të gjithë duam vazhdimësi në rezultate. Duhet të jemi me këmbë në tokë, kemi pasur probleme me dëmtimet dhe kemi pasur oshilacione.
Duhet të vazhdojmë që të jemi me këmbë në tokë. Angelos Anastasiadis, ish trajneri i Greqisë, është një shembull për mua për mënyrën sesi i ndërtonte raportet me lojtarët dhe me drejtuesit.
I kam thënë lojtarëve: “Festoni nja 10 minuta dhe pastaj keni punë me mua”. Coba bëri golin? Për atë punë e futëm, a e harruat ju që humbi nja 5 pasime ai para se të bënte golin?.”-tha Josa pas ndeshjes.