Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta ka folur për Oversport pas fitores përballë Partizanit.
“Është një fitore karakteri, sepse të kthesh ndeshjen tregon forcë nga skuadra. Ne besuam deri në fund. I thashë skuadrës në fillim që do fitonim dhe ia arritëm.
Mendoj që luajtëm më mirë se Partizani dhe e merituam fitoren. Nuk dua të lavdëroj veten, por unë luaj në shumë role në fushë dhe sakrifikoj për skuadrën. Mendoj që trajneri ka një xhol në ekip dhe unë jam i gatshëm të luaj ky do ai.
Trajneri i kombëtares në stadium? Sigurisht që është motivim, jo vetëm për mua, por për të gjithë. Sepse ka shumë lojtarë të Superiores që meritojnë një ftesë në kombëtare. U gëzuam shumë që fituam me përmbysje dhe i morëm hakun Partizanit për humbjen që pësuam në fazën e parë, po me përmbysje.
Mungesa e stabilitetit? Është e vërtetë, por kemi reaguar dhe sot morëm fitoren e dytë radhazi në kampionat. Besoj që jemi kthyer në shinat e duhura, ndonëse mungesat na kanë penalizuar shumë. pasi janë lojtarë të rëndësishëm të skuadrës. Po të jetë grupi i plotë, skuadra është më e fortë.
Kam folur me djalin e xhaxhait të Bekim Balajt. Më ka thënë se nëse do të vijë në Shqipëri, do të vijë vetëm për Vllazninë. Por duket e vështirë se ka kërkesë të lartë financiare”.