Mehdi Çoba, autori i golit të fitores së Vllaznisë ndaj Partizanit ka folur për Oversport pas këtij suksesi.

“Goli ndaj Partizanit? Jam shumë i kënaqur, por më i kënaqur që ekipi mori fitoren dhe u ngjit në renditje. E fillova ndeshjen me vështirë dhe mbas golit u lirova. Ishte fushë e re për ne dhe nuk ishim ambientuar me të.

Dedikimi? Goli i dedikohet gjyshit tim të ndjerë dhe shpresoj të jetë krenar për mua.

Sa më shpejt që të jetë e mundur, me punë dhe këmbëngulje do të mund të fitoj një vend titullar në skuadër. Stërvitem çdo ditë dhe pres momentin tim. I takon trajnerit që të vendosë se kush do të luajë në fushë”, ka thënë Çoba.