Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERubin Hebaj zyrtarisht pjesë e Domzhales në Slloveni

Rubin Hebaj zyrtarisht pjesë e Domzhales në Slloveni

Rubin Hebaj është zyrtarisht pjesë e Domzhales në Slloveni, teksa prej një jave sulmuesi shkodran ka nënshkruar me skuadrën e tij të re, sikurse raporton “Sport Ekspres”, që ka publikuar edhe fotot nga firmosja e kontratës. Të shtunën sulmuesi do t’i bashkëngjitet Domzhales në stërvitje dhe do të nisë zyrtarisht aventurën e tij të re jashtë vendit.

Hebaj, mbush 19 vjeç në muajin korrik, gjatë sezonit të fundit me Vllazninë arriti të shënojë 4 gola, ndërkohë që u pjesë edhe e Shqipërisë U21. Me kuqeblutë zhvilloi 23 takime, por vetëm në 8 përballje e nisi si titullar, duke qenë më shumë një alternativë për stafin teknik, që në vijim duhet t’i bëjë llogaritë pa të.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments