Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIsh-mbrojtësi kuqeblu Polizoi Arbri detyrohet të mbyllë karrierën

Ish-mbrojtësi kuqeblu Polizoi Arbri detyrohet të mbyllë karrierën

Dy sezone më parë ka qenë një nga më të mirët e Vllaznisë por fundi i atij sezoni ka qenë edhe nisja e kalvarit të vuajtjeve për të. Kjo ka bërë që sot ai t’i japë përfundimisht lamtumirën futbollit të luajtur. I ka ndodhur Polizoi Arbrit, beratasit që ende nuk ka mbushur 29 vjeç.

Dëmtimet e njëpasnjëshme dhe operacionet e kryera, nuk i kanë shërbyer për t’u rikthyer sërish në fushë dhe prandaj është detyruar të marrë vendimin e dhimbshëm.Pa operimit të bërë kur ishte ende pjesë e Vllaznisë, ai pësoi një tjetër dëmtim kur shkoi te Kukësi, që në sfidën e parë të kampionatit ndaj Vllaznisë. Sërish operim në gju dhe tashmë nuk ka më futboll.Arbri me një karrierë 10 vjeçare, ka qënë një mbrojtës i shumë shëtitur, ku ka luajtur me Tomorin, Lushnjën, Flamurtarin, Vllazninë dhe së fundmi Kukësin ku pësoi edhe dëmtimin përfundimtar dhe e la jashtë fushave përgjithmonë.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments