Thursday, February 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKlubi anglez zyrtarizon 'divorcin' me Rei Manajn, sulmuesi i Kombëtares mbetet pa...

Klubi anglez zyrtarizon ‘divorcin’ me Rei Manajn, sulmuesi i Kombëtares mbetet pa ekip

Futbollisti i Kombëtares kuqezi, Rei Manaj nuk është më pjesë e klubit të Uatfordit.

Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në Twitter. Ata zbuluan se kanë ndërprerë kontratën me marëveshje.

Sulmuesi u transferua tek Uatfordi në Championship në korrikun e 2022-it dhe që atëherë ka regjistruar 7 paraqitje duke shënuar dhe një gol.

25-vjeçari nga Lushnja në të kaluarën ka qenë pjesë e Interit apo edhe e Barcelonës B dhe tani i duhet të gjejë sa më shpejt një skuadër të re.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments