Pas mbylljes së sfidave të Kupës së Shqipërisë, me Teutën që ngriti lart trofeun, basketbolli i meshkujve do të rikthehet në parket të shtunën për ndeshjet e javës së 11-të të Superligës.

Do të jenë tri takime tepër interesante, të cilat do të luhen në të njëjtën orë (18:00). Teuta do të presë Kamzën në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës, skuadra që u përballën edhe në finale e Kupës.

Një ndeshje shumë e fortë parashikohet edhe ajo ndërmjet Besëlidhjes dhe Tiranës, takim që do të luhet në pallatin e sportit “Asllan Rusi” mes dy ekipeve që gjithashtu janë pretendente për titullin.

Ndërkohë sfida tjetër që do të luhet në Shkodër, vendos përballë skuadrat që mbyllin tabelën, Vllazninë e vendit të fundit dhe Apoloninë që pozicionohet në vend të parafundit.

Kjo ndeshje do te luhet te shtunen ne oren 18.00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe konsiderohet jetike per Vllaznine ne rrugen e saj per shpetimin nga renia. Kuptohet qe skuadra ka nevoje edhe per mbeshtetjen e tifozeve dhe me pranine e tyre gjithçka mund te behet me e lehte.

Kujtojme qe Vllaznia ne 10 ndeshjet e para te kampionatit ka marre vetem 1 fitore dhe 9 humbje duke patur 11 pike dhe eshte e pozicionuar ne vendin e fundit ndersa Apolonia qe eshte siper saj ne renditje ka 14 pike./SHKODRA-SPORT.COM/