Futbollisti i Kombëtares kuqezi, Rei Manaj nuk është më pjesë e klubit të Uatfordit.
Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në Twitter. Ata zbuluan se kanë ndërprerë kontratën me marëveshje.
Sulmuesi u transferua tek Uatfordi në Championship në korrikun e 2022-it dhe që atëherë ka regjistruar 7 paraqitje duke shënuar dhe një gol.
25-vjeçari nga Lushnja në të kaluarën ka qenë pjesë e Interit apo edhe e Barcelonës B dhe tani i duhet të gjejë sa më shpejt një skuadër të re.