HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREHepaj qëndron tek Besëlidhja, largohet mbrojtësi Dibra

Hepaj qëndron tek Besëlidhja, largohet mbrojtësi Dibra

Mesfushori shkodran Samet Hepaj do të mbetet pjesë e ekipit të Besëlidhjes edhe sezonin e ardhshëm, ndryshe nga qendërmbrojtësi Klejdi Dibra, që largohet pas pesë vitesh prej saj.Besëlidhja po stërvitet intensivisht nën drejtimin e trajnerit Anteu Pepaj, duke sfiduar temperaturat e larta.

Objektivi edhe këtë vit do të jetë ngjitja në Superiore, sikurse edhe u është komunikuar futbollistëve gjatë grumbullimit. Ashtu siç është traditë, nga dita në ditë te Besëlidhja po vijnë futbollistë për t’u provuar, po ashtu edhe stafi teknik po plotësohet. Risi përbën rikthimi i mesfushorit shkodran Samet Hepaj, pasi asnjëri nga titullarët që mbyllën sezonin nuk janë thirrur nga presidenti, ndonëse janë ende nën kontratë. Mesfushori Samet Hepaj është parë më parë të ketë ardhur në Lezhë bashkë me bashkëqytetarin e tij, mbrojtësin Klejdi Dibra, por siç duket ky i fundit nuk ka qenë në planet e presidentit. Në ditët në vijim pritet të ketë përsëri të ardhur, si në kuadër të merkatos verore, ashtu edhe lojtarë që do tentojnë të fitojnë besimin e stafit teknik.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments