Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELatifi sërish titullar, por Vllaznia ka përsëri me mungesa

Latifi sërish titullar, por Vllaznia ka përsëri me mungesa

Vllaznia do të presë Kastriotin në shtëpi sot në orën 17:00 për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Shkodranët kanë mbyllur ditën e djeshme përgatitjet për sfidën që do të jetë një test real për objektivat e skuadrës.

Një hap fals mund t’i përshëndesë me titullin, nëse Tirana fiton ndeshjen e saj, që do të shkëputej plot 8 ose 7 pikë nëse Kastrioti i merr një barazim.

Nën drejtimin e trajnerit Josa, ekipi është stërvitur përsëri me mungesa teksa reparti defansiv është një alarm total. Smajli, Juric dhe Hakaj do të jenë mungesat e kuqebluve për sot duke lënë mbrojtjen të përgjysmuar.

Një lajm i mirë për Josën është rikthimi në gjendjen optimale të Latifit i cili pritet të jetë sërish titullar edhe në përballjen e sotme ndaj Kastriotit.

Formacioni i mundshëm:

Vllaznia (4-3-3): Zogovic; Kruja, Shehi, Gurishta, Bulatovic; Jonuzi, Alivoda, Marku; Mala, Balaj, Latifi. Trajner: Mirel Josa

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments