Emri I futbollistit Erjon Vucaj ka ditë që lakohet si një afrim I rradhës tek Vllaznia. Mes tij dhe drejtuesve të klubit pranohet që ka patur edhe kontakte por akordi duket ende larg. Lojtari e ka shprehur hapur dëshirën për t’u rikthyer në Shkodër pas aktivizimit disavjeçar me ekipin e Laçit dhe po ashtu edhe trajneri Cungu gjithnjë e ka pëlqyer si futbollist.
Megjithatë, akordi mes palëve duket ende larg. Arsyeja është shumë e qartë: Vllaznia ka nevojë aktualisht për përforcime në mbrojtje dhe në sulm ndërsa për repartin e mesfushës ku luan Vucaj, për momentin nuk ka shumë nevojë. Në këto rrethana, edhe bisedimet kanë ngecur në vend megjithatë në ditët e ardhshme pritet një takim mes tij dhe administratorit të klubit Astrit Gjyrezi. Vllaznia e kërkoi këtë futbollist një muaj më parë me insistim por ai preferoi të qëndronte tek Laçi. Per keto arsye, ende nuk është shumë e qartë nëse Erjon Vucaj do të firmosë me Vllazninë apo jo.
© shkodrasport.com