...
HomeBOKSKampionati kombëtar i boksit do të zhvillohet në Shkodër gjatë shtatorit

Kampionati kombëtar i boksit do të zhvillohet në Shkodër gjatë shtatorit

Lajme të mira për amatorët e sportit të boksit. Kampionati kombëtar I të rriturve për vitin 2017 do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës. Kështu ka vendosur Federata përkatëse. Ky kampionat do të zhvillohet në javën e fundit të muajit shtator dhe në të do të marrin pjesë të gjithë ekipet e vendit me sportistët e tyre më të mirë.

Ekipi I Vllaznisë ka ditë që ka nisur përgatitjet për këtë kampionat sepse objektivi është I qartë: fitimi I titullit kampion. Për tre javë me rradhë boksierët shkodranë kanë qenë të grumbulluar në Zogaj ndërsa tani stërvitjet po I zhvillojnë në palestrën e tyre. Natyrisht që objektivi është I qartë: fitimi I titullit kampion. Ky do të ishte titulli I 21-të për të. Vllaznia në boks po shkruan historinë e këtij sporti dhe njëkohësisht është një nga krenaritë e Shkodrës. Natyrisht që zhvillimi I këtij kampionati në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” pritet të ndiqet me interes edhe nga tifozët shkodranë të cilët do të mbështesin boksierët kuqeblu drejt suksesit të tyre të rradhës.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.