Pasditen e sotme bashkë me shortin e Champions League, është mësuar edhe shorti i grupeve për ndeshjet e të rinjve. Bëhet fjalë për të njëjtët ekipe të cilët konkurrojnë edhe me të rriturit. Por sa i takon Vllaznia U-19 dhe ekipeve të tjera pjesmarrëse në “Champions Youth League”, shorti i tyre do të hidhet më datë 29 gusht në Nion të Zvicrës.

Janë 32 ekipe pjesmarrëse të cilat presin shortin dhe mes tyre janë edhe kampionët e Shqipërisë për këtë grupmposhë, shkodranët e Vllaznisë. Emrat e kundërshtarëve të mundshëm të tyre janë vërtetë interesant, nga Inter i Milanos dhe deri tek Shkëndia e Tetovës. Ja 32 ekipet që presin shortin e pas pesë ditëve: Internazionale Milano (ITA), Bordeaux (FRA), Krasnodar (RUS), Dynamo Kyiv (UKR), Ajax (NED), Bursaspor (TUR), Sparta Praha (CZE), Dinamo București (ROU), Salzburg (AUT, holders), Lokomotiva Zagreb (CRO), Legia Warszawa (POL), Shakhtyor Soligorsk (BLR), Hammarby (SëE), Molde (NOR), Maccabi Haifa (ISR), Esbjerg (SëE), Brodarac (SRB), Kairat Almaty (KAZ), Ludogorets (BUL), Nitra (SVK), Budapest Honvéd (HUN), Zimbru Chișinău (MDA), Breidablik (ISL), Saburtalo (GEO), KäPa (FIN),  Željezničar (BIH), Vllaznia (ALB), Shkëndija (MKD), UCD (IRL), Liepāja (LVA), Dudelange (LUX), Sutjeska (MNE).
Ndeshjet e turit të parë do të luhen në datat 27 shtator dhe 18 tetor. Ato do të luhen me sistemin vajtje- ardhje, çka do të thotë se të paktën një ndeshje tifozët shkodranë do të kenë mundësi ta ndjekin në stadiumin “Loro Boriçi”. Duke shpresuar që përballë Vllaznisë U-19 të jetë, pse jo, Inter, Ajaks apo ndonjë ekip tjetër elite.
© shkodrasport.com