HomeSHKODRANET NEPER BOTERubin Hebaj gjen golin edhe në Slloveni. Shënon për Domzhale

Rubin Hebaj gjen golin edhe në Slloveni. Shënon për Domzhale

Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj gjen golin edhe në Slloveni. Pasditen e sotme ai ka shënuar të parin gol në këtë kampionat duke luajtur për skuadrën e tij Domzhale. Por jo vetëm kaq. 19 vjeçari ka qenë protagonist edhe tek goli i parë teksa ka dhënë asistin e tij. Hebaj nuk e ka nisur si titullar ndeshjen ndaj Nk Krsko por gjërat për Domzhalen nuk kanë shkuar mirë teksa e ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh 0-1.

Për këtë arsye trajneri i saj ka hedhur në fushë sulmuesin e kombëtares U-21 të Shqipërisë. Ai ka dhënë asist për Shirok në ’54 që ka barazuar shifrat ndërsa pesë minuta më vonë ka shënuar vetë duke kaluar në avantazh ekipin e tij. Kur dukej se gjërat po shkonin mirë, Blaziç i Domzhales është ndëshkuar me karton të kuq në ’64 dhe kaq ka mjaftuar që vendasit të shënonin njëri pas tjetrit 3 gola dhe ta fitonin krejt ndeshjen me rezultatin 4-2. Megjithatë për Hebajn e rëndësishme është që gjen rrugën e rrjetës dhe ky gol i parë do ta ndihmojë padiskutim për ecurinë e mëtejshme në këtë kampionat.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments