Saturday, January 31, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREHidhet shorti i Champions, Vllaznia U-19 përballë Zimbru Chisinau të Moldavisë

Hidhet shorti i Champions, Vllaznia U-19 përballë Zimbru Chisinau të Moldavisë

Pak minuta më parë është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i “Champions Youth League”, në të cilin merr pjesë sivjet edhe kampionia e Shqipërisë, Vllaznia U-19. Në bazë të këtij shorti, shkodranët do të ndeshen me skuadrën moldave FC Zimbru Chisinau. Ndeshja e parë do të luhet më 27 shtator në fushën e kësaj të fundit ndërsa më 18 tetor do të luajnë në “Loro Boriçi”.

UEFA po ashtu ka hedhur edhe shortin e turit të dytë ku Vllaznia nëse do të kualifikohet, do të ndeshet me fituesen e çiftit University Dublin (Irlandë)- Molde KF (Norvegji). Natyrisht që për kuqeblutë e trajnerit Luan Zmijani e rëndësishme është pjesmarrja për herë të parë në një kompeticion të tillë dhe fitimi i përvojës por nuk përjashtohet mundësia që të tentohet kalimi i turit të parë.E rëndësishme është që Shkodra do të presë një aktivitet të rëndësishëm dhe kjo mbetet për t’u vlerësuar.

www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments