Nga Isuf Myrtaj

10 dite nga starti i kamponatit te 79 kombetar te superiores Shqipetare, duket se skuadrat thuajse jane gati. Kukesi,Partizani,Skenderbeu,Luftetari, Teuta, Laci, Flamurtari, Vllaznia, Kamza dhe Lushnja figurojne klubet e elites se ketij sezoni te cilat pritet te “rrokullisin”topin anembane vendit!

Ne fakt, eshte thene se cdo kampionat post 2010, per nga niveli dhe rivaliteti ka pasur rritje, mirpo ky i radhes, pritet te jete nder me te luftuarit. Skenderbeu i korces, “diktatori” i dekades se fundit ne Shqiperi, mbetet pretendenti kryesor per te mbrritur i pari ne finish. Juglindoret, brilant edhe ne europe, shkolle e madhe futbolli. Po kalojne momemtin magjik te historise se klubit bardhekuq!
Nderkaq, emri i dyte me po aq potence qe pritet te dominoje ne fushat e gjelberta, lidhet me Partizanin. Gjithnje nese klubi me i famshem ne Shqiperi, do te ruaje statuskone e riformatimit te fundit. Kampionet ne fuqi te Kukesit jane aty..! Vecse shkelqimi i tyre kete edicion mund te vihet ne rrezik pikerisht nga dy ekipet lart. “Nuk the asgje te re”- dikush ne retoriken e tij, mirpo kampionati yne i tille eshte! Elemenet dhe fuqia ekonomike e klubeve perceptohen thjesht nga ku gjithkush specifikon e parashikon pa shume sforco.
Luftetari mahnites vjet, e gati siguroi kupat europiane rrezikon jo pak. Disa largime, pak “fryme” verore, apo pankina pa Milinkovic, e kuotojne skuadren bluzi ne lufte per te qendruar!
Thone se Teuta po “behet”! Madje vete durrsaket jane shprehur se do te konkurojne per zonen “euro”. Deshire qe djemte e detit”, te dhuronin lojrat spektakolare te sezonit te fundit. Note e madhe..Magani ne bord!
Eshte rrezuar Tirana? Sigurisht qe ka nje ekip qe ngjason me kryeqytetasit e kohes se arte. Eshte Laci. Dy kupa te Shqiperise,nje superkupe dhe disa dalje ne europe, duket se kane zgjuar bardhezinjte. Pse jo, eksperienca e edicionit te shkuar ndersa mbjetesa u arrit ne fund (ne fakt u renditen te gjashtet), i kane tunduar jo pak lacianet qe kete start kampionati konsiderohen mjaft te forte.
Ne Vlore, ka dyndje..! Iu besohet disa sportisteve me pervoje, por “flamurtaret” serish shihen si skuder qe do te luftoje me Lacin dhe Vllazine per vendin e katert!
Shkodranet mund te mos kene petkun e sfidantit te kryekoutuareve por Edon Hasani dhe Erjon Vucaj, jane kualitetet me pjace super te larte.
Edhe Kamza kerkon surprizen! Qarri,presidenti i skuadres qe u ngjit si kampione e se pares, ia ka besuar menaxhimin dhe stolin nje “snajperi” si Ndreu qe me gjase, do i vendose ne veshtiresi ekipet “superiore”!
Lushnja ka deshire e oreks per te mos rezultuar ne fund kalimtare. Disa futbolliste me pervoje dhe nje stadium i rikonstruktuar, motivojne per te bere mire!
Ja kuotat (prognoza ime) per titullin kampion.
Skenderbeu 2.40
Partizani 2.80
Kukesi 3.60
Laci 6.60
Flamurtari 6.80
Vllaznia 6.80
Teuta 7.00
Kamza 11.50
Luftetari 11.50
Lushnja 18.00.
……………………………….
-Gjyqtari me i mire pritet te jete J. Xhaja.
– Nje skuader pritet te ndeshkohet me heqje pikesh (gjate ose ne fund te sezonit) nga disiplina.
-Trajneret e pare qe rrezikojne pankinen-Milinkovic,Ndreu!
-Mediat vizive dhe shtypi i dites, do te flasin pak ose aspak per klube si Teuta dhe Laci.
-Nje nga presidentet e ekipeve ne gare, ose do largohet ose perzeje elemnetet kryesore te grupit.
-Trajneri me i plotfuqishem ne klubin qe drejton- A. Cungu, I.Daja.
-Trajneri qe do kerkohet me ngulm per t’u rikthyer ne stol- E. Gjoka.
-Klubi qe do kete me shume “brrylë” brenda vetes- Partìzani,Flamurtari.
-Skuadra Fair-play- Teuta,Skenderbeu.
-Orges Shehi, pertej zerave, nuk do te largohet nga futbolli i luajtur.
-Skenderbeu, gjate ketij sezoni, nuk do “toleroje” askend, asgje..!
-Java e fundit e sezonit, do te kete pak per te zgjidhur!
-Skuadra me me shume kartone-Kamza.
-Ndeshja e edicionit-Partizàni-Skenderbeu.