HomeSPORTE TE TJERAZhvillohet "Triathlone Labeat 2017". Interesim i madh për të

Zhvillohet “Triathlone Labeat 2017”. Interesim i madh për të

Është zhvilluar edicioni i dytë “Triathlon Labeat”. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë 50 garues nga Kosova, Mali i Zi, Tirana dhe Shkodra. Si♪ dihet, ky aktivitet përfshin një garë në tre lloje sportesh: atletikë, not dhe çiklizëm. Kanë ndihmuar në zhvillimin e tij Bashkia Shkodër, shoqata The Door, Malteser dhe kompania “B2”.

Nga viti në vit, Triathlone po merr përmasa edhe më të madhe dhe interesi po rritet. Për t’u veçuar është fakti se në garën e meshkujve më të mirët kanë rezultuar dy sportistë malazezë të cilët kanë treguar një nivel të lartë dhe për rrjedhojë kanë zënë vendet e para.

Për të rritura ka fituar Debora Keçi ndërsa për kategoritë juniorë dhe kaddetë kanë fituar Gleart Golemi dhe Endrin Hoti. Në ceremoninë e vlerësimit të më të mirëve, ka marrë pjesë edhe kryebashkiakja Voltana Ademi e cila ka uruar fituesit por edhe organizatorët për këtë sipërmarrje shumë interesante.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments