Pasditja e sotme i ka rikthyer futbollistët e Vllaznisë sërish në stërvitje. Ata kanë zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi” seancën e parë e cila në fakt ka përkuar me të parën e përgatitjeve për sfidën e parë të kampionatit, atë me Lushnjën. Me interes pritej gjendja e disa prej futbollistëve që kanë patur probleme shëndetësore ditët e fundit.

Pikërisht prej këtyre dëmtimeve, Gocaj, Hasani, Çinari dhe Atsina nuk luajtën në miqësoren e së shtunës me Deçiç. Por në fakt stërvitja e sotme ka sjellë lajme pozitive për kuqeblutë. Të katër këta sportistë janë stërvitur normalisht me grupin dhe pritet të jenë të gatshëm për sfidën e fundjavës. Megjithatë stafi mjekësor po punon me shumë kujdes me këta futbollistë në mënyrë që ata të rikuperohen plotësisht dhe të jenë në dispozicion të stafit teknik ditën e dielë.

© shkodrasport.com