Vllaznia gjendet në pozita jo komode në klasifikim, ndërsa vendi i tetë do të thotë ndeshje shtesë për të qëndruar në Kategorinë Superiore. Të besuarit e Hysen Dedja-s nuk ia kanë dalë sërish të zhvillojnë lojën e tyre ndaj Tiranës, duke pësuar 3 gola.

Në katër duelet e fundit mes Kupës dhe kampionatit, kuqeblutë kanë pësuar 12 gola, shumë për një skuadër që u ndërtua për objektiva madhorë.

Problemet e shumta dhe gjendja fizike kanë detyruar numrin një të stolit që të shpërthejë në akuza për lojtarët, duke theksuar se disa prej tyre shëtisin fanellën në fushë.

Në këto kushte, në gjashtë duelet e mbetura deri në fund të Superligës, te Vllaznia priten ndryshime të shumta, duke nisur nga porta e më pas mbrojtja.

Një shqetësim është edhe gjenjda e Hygor e Markut, që pas mungesës në kryeqytet ende nuk dihet nëse do luajnë në mesjavë ndaj Teutës në Kupë. Vllaznia është për “rekord” ndeshjet e fundit, pasi veç Luftëtarit të rrëzuar nga Superliga, askush nuk ka pësuar 12 gola në 4 duelet e fundit./newsport/