Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli. Një gjë e tillë nuk është më një sekret pasi edhe gjatë merkatos së verës, mbrojtësi I kombëtares doli hapur duke kërkuar largimin së bashku me menaxherin e tij. Është ky I fundit që ka folur ditën e sotme në “Radio Punto Nuovo”, rreth të ardhmes se mbrojtësit shqiptar.

“Qendroi sepse nuk arritëm të gjenim një marrëveshje, por ishte një gjë e keqe sepse ishte një trajner që e kishte shumë në konsideratë. Roma është skuadra me e interesuar, për të mos thënë e para.

Mbas një viti do të jetë një lojtar I lirë dhe Napoli mund ta humbasë më parametra 0 dhe do të ishte një mëkat pasi kemi raporte shumë të mira me klubin.

Nuk do të rinovojmë me Napolin dhe besoj se edhe për lojtarin është koha që të ndryshojë skuadër pas 4 vitesh e gjysëm dhe nuk është nevoja të flasim pasi e mendojmë në çdo momentë”.

Kujtojmë që Hysaj humbi grumbullimin me Kombëtaren shqiptare për ndyshjet e radhës ndaj Turqisë dhe Moldavisë për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen e djeshme ndaj Torinos.