Andrea Ndoj u komentua gjatë mbi zgjedhjen e tij për të përfaqësuar Kombëtaren e Greqisë, të paktën deri në fazën e moshave. Ftesa nuk vonoi për futbollistin shqiptar, pasi Greqia U17 e bën pjesë të grumbullimit për ndeshjet e radhës.

Pas ftesës mbërriti edhe debutimi i lojtarit, që u aktivizua në përballjet miqësore që helenët zhvilluan kundër 17-vjeçarëve të Qipros para disa ditëve.

Ndoji është pjesë e Olimpiakos U17, ku ka edhe një vend të rëndësishëm në skuadër. Kjo u vu re edhe në ndeshjen e fundit që klubi nga Pireu luajt kundër AEK-ut të Athinës, në të cilën futbollisti shqiptar mbante në krah shiritin e kapitenit. Kjo ndeshje perfundoi ne barazim 1-1 dhe golin e vetem per Olimpiakos pas nje goditje me koke

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që mesfushori i Olimpiakosit mban shiritin e kapitenit, pasi një gjë e tillë ka ndodhur edhe më parë.

Aftësitë dhe talenti nuk i mungojnë, ndërsa kujtojmë se futbollisti ka ende mundësi për të ndryshuar zgjedhjen e tij dhe të veshë fanellën kuqezi./Sport Ekspres/