Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia e nis mbarë kampionatin e ri. Mund 2-0 Lushnjën

Vllaznia e nis mbarë kampionatin e ri. Mund 2-0 Lushnjën

E ka nisur në mënyrën e duhur kampionatin e ri ekipi i Vllaznisë. Në ndeshjen e parë të tij, atë të luajtur pasditen e sotme në Fier ndaj Lushnjës, kuqeblutë kanë fituar me rezultatin 2-0, me nga një gol të shënuar në çdo pjesë loje. Pavarësisht fitores, duhet thënë se skuadra shkodrane e ka dominuar në të gjitha drejtimet lojën ndaj kundërshtarit. Si rrjedhojë e këtij dominimi, në minutën e 31-të, një nga mbrojtësit lushnjarë në përpjekje për të larguar topin nga zona e tij, e ka dërguar atë në rrjetë duke kaluar në avantazh Vllazninë.

Pjesa e parë do të mbyllej me këtë gol. Në fillimin e së dytës, pikërisht në ’48, Lika do të gjuante fort nga jashtë zone, portieri Bejte nuk e zotëron topin dhe aty është Hasani që përfiton dhe e dërgon atë sërish në rrjetë. Pas këtij goli, loja ka rënë disi sepse skudrat duken të kënaqura me rezultatin. Përfundimisht, një fitore e merituar e Vllaznisë që e nis në mënyrën e duhur kampionatin e ri.
© shkodrasport.com

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments