...
HomeKRYESORESheikët arab blejnë gjigantin italian për 1 miliardë euro

Sheikët arab blejnë gjigantin italian për 1 miliardë euro

Lajm i bujshëm, sheikët arab blejnë gjigantin italian.Sipas raportimeve të fundit, fondi nga Arabia Saudite, që është pronar i ekipit të Premier League, Newcastle United, tanimë ka kthyer vëmendjen kah Serie A.

Fondi arab e bleu Newcastle në tetor të vitit 2021 dhe këtë sezon Magpies janë pranë kualifikimit në Ligën e Kampionëve.
Pas suksesit me Newcastle, fondi arab synon të investojë në Serie A dhe sheikët kanë gati ofertën prej 1 miliardë eurove.

Sipas Corriere dello Sport, fondi arab synon ta blejë Romën për 1 miliardë euro dhe madje ia kanë prezantuar ofertën fondit amerikan Friedkin.

Friedkin pritet ta pranojë ofertën dhe te Roma do të fillojë një epokë e re. Jose Mourinho do të mund të transferojë cilin do lojtarë që do ta kërkojë dhe Roma do të jetë pretendent për Scudetto.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.