HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia prezanton pjestarin më të ri të stafit teknik

Vllaznia prezanton pjestarin më të ri të stafit teknik

Ka filluar pune prej pak ditesh, por nderkohe sot eshte prezantuar zyrtarisht nga ana e klubit shkodran. E kemi fjalen per pergatitesin e ri atletik te ekipit te pare te Vllaznise, i cili eshte Aurel Locaj.

Lezhjani qe me pare ka punuar me ekipin e Erzenit, njekohesisht eshte edhe pjese e stafit te ekipeve kombetare te moshave, tashme do te jete pjese e stafit te Migen Memellit.

“Aurel Locaj është pjestari më i ri i stafit teknik të ekipit të parë kuqeblu. Ai do të kryejë rolin e përgatitësit atletik dhe KF Vllaznia i uron sa më shumë suksese në punën e tij. Mirë se erdhe Aurel!”- shkruhet ne faqen e klubit shkodran.

Locaj do te zere ne kete menyre vendin e bullgarit Mihail Tzokov qe e beri kete detyre per gati 2 vite te Vllaznia. Stafi kuqeblu tashme me ardhjen edhe te lezhjanit, eshte i plotesuar dhe po vazhdon punen per ta bere skuadren gati per ndeshjet europiane./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments