Gazeta “Shkodra Sport” e paralajmeroi pasditen e sotme dhe nderkohe pak minuta me pare, ka qene vete klubi shkodran qe nepermjet faqes se Akademise ka zyrtarizuar emerimin e Vioresin Sinanit ne krye te ekipit U21.
Njekohesisht ne kete njoftim behet e ditur se stervitja e pare e ketij ekipi do te jete diten e hene dhe si rrjedhoje u behet thirrje te gjithe futbollisteve te paraqiten ne stervitje. Ja njoftimi i klubit shkodran:
“KF Vllaznia njofton të gjithë futbollistët e datëlindjeve 2002, 2003 dhe 2004 që kanë qenë pjesë e ekipit të Akademisë tonë, se përgatitjet për sezonin e ri të ekipit U21 nisin ditën e hënë. Në krye të këtij ekipi është emëruar si trajner Vioresin Sinani.
Për këtë arsye, të gjithë këto futbollistë duhet të paraqiten në orën 09.00 të ditës së hënë në fushën sportive “Reshit Rusi” për të zhvilluar seancën e parë stërvitore”.
Ne kete menyre pas drejtimit dy sezone me pare te ekipit U19, e ne sezonin e fundit ku punoi fillimisht si zevendestrajner tek ekipi i pare dhe ne fund te tij edhe si drejtor sportiv, tashme per legjenden e golit shqiptar do te nise nje detyre e re, ajo per te punuar me te ardhmen e futbollit shkodran./SHKODRA-SPORT.COM/


