HomeKRYESOREE ardhmja e Mbapes ende pezull, ylli francez prezanton fanellat e PSG

E ardhmja e Mbapes ende pezull, ylli francez prezanton fanellat e PSG

Kilian Mbape është ende i paqartë për të ardhmen e tij dhe nuk dihet nëse do të qëndrojë në Paris apo do të transferohet në ndonjë klub tjetër.

Megjithatë, për PSG-në mbetet nga më të rëndësishmit jo vetëm në fushë por edhe për imazhin e klubit.

Klubi parisien e ka zgjedhur Mbapen si imazhin e parë për uniformat e reja që skuadra do të përdorë për sezonin e ri në ndeshjet në transfertë.

Sa i përket uniformave, klubi ka zgjedhur ngjyrën e bardhë si kryesore dhe në pjesën e reklamave, do të ketë dy ngjyrat tradicionale të PSG-së, të kuqen dhe blunë që janë ndërthurur me refleks.

Nejmar dhe Markinjos ishin dy lojtarët tjerë që kanë marrë pjesë në këtë spot reklamimi të fanellës së re.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments