Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAfrimi i bujshëm i Junajtidit hyn në listën e më të shtrenjtëve...

Afrimi i bujshëm i Junajtidit hyn në listën e më të shtrenjtëve në histori, shumica kanë dështuar

Mançester Junajtid arriti të siguronte shërbimet e Mason Mount për shumën e 60 milionë paundëve. Mesfushori anglez ka hyrë menjëherë në historinë e Junajtidit, duke qenë një nga më të shtrenjtët që klubi ka blerë ndonjëherë.

Së bashku me Kasemiron, të dy kanë kushtuar nga 60 milionë paundë dhe renditet në vendin e gjashtë në klasifikim. Ndërkohë, shumë nga të tjerët që janë më të shtrenjtë kanë dështuar dhe mes tyre është edhe Herri Meguajër, mbrojtësi që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Më i shtrenjti mbetet francezi Pol Pogba i cili u ble nga Juventusi për 89 milionë paund por rezultoi një dështim dhe u largua më pas me parametra zero. Antoni renditet në vendin e dytë dhe ka kushtuar 85.5 milionë paund. Ish-lojtari i Ajaksit ka treguar që ka cilësi por ende nuk e ka justifikuar shumën e shpenzuar për të.

I treti është Meguajër, një ndër lojtarët që ka bërë paraqitjet më negative me Junajtidin. Ish-mbrojtësi i Leister ka kushtuar 85 milionë euro dhe ndiqet nga Lukaku me 75. Sulmuesi belg e nisi mirë me Murinjon por me Solskjaer u bllokua dhe më pas u largua.

Sanço në vendin e 5 ka kushtuar 73 milionë euro, shifër të cilën ende nuk e ka justifikuar duke parë paraqitjet që ka bërë te Dortmundi. Kasemiro ka kushtuar 60 milionë euro dhe është ndër të vetmit që ka treguar se vlen aq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments