Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENë Amerikë çuditen me golin e Vrionit, shtriu në tokë portierin legjendar

Në Amerikë çuditen me golin e Vrionit, shtriu në tokë portierin legjendar

Xhakomo Vrioni ishte protagonist me skuadrën e tij duke shënuar në fitoren 2-1 kundër Atlanta Junajtid.

Vrioni mori një top fantastik nga Gil duke dalë i vetëm përballë portierit Brad Guzan, të cilin e ka dribluar me gjakftohtësi dhe ka shënuar me portën bosh.

Ky gol i shënuar nga Vrioni ka pushtuar rrjetet sociale dhe një nga faqet më të njohur të sportit në “Instagram”, “Bleacher Report” e ka publikuar golin e sulmuesit shqiptar.

Pas portierit, Vrioni ka pritur deri në momentin e fundit dhe pasi është shtrirë edhe një mbrojtës, ka goditur portën duke gjetur golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 9 të takimit.

Guzan është një nga portierët më të mirë në historinë e MLS-së, duke qenë shpesh herë vendimtar me pritjet e tij. 38-vjeçari ka luajtur në të shkuarën edhe në Premier Ligën angleze, para se të rikthehej në MLS dhe prej 6 vitesh luan me Atlantën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments