HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREOferta për Hadrojn nga Turqia, Abilaliaj frenon transferimin: Ja e vërteta për...

Oferta për Hadrojn nga Turqia, Abilaliaj frenon transferimin: Ja e vërteta për mbrojtësin

Klubi i Superligës turke, Gaziantep, jep 400 mijë euro për blerjen e kartonit të mbrojtësit të djathtë të Partizanit, Andi Hadroj.

Mirëpo, të kuqtë nuk janë të kënaqur nga kjo shifër dhe pretendojnë më shumë për shitjen e lojtarit të Kombëtares.

Drejtori sportiv i “demave”, Arbër Abilaliaj, reagoi dje lidhur me të ardhmen e mbrojtësit. “Duke qenë se ka pasur shumë zëra ditët e fundit, mund të them se oferta që na ka ardhur për Hadrojin, nuk është në pritshmërinë e klubit tonë.

Nuk mendoj se dje ishte ndeshja e fundit e lojtarit. Kemi pasur oferta edhe për Carën dhe Maget, por është e njëjta situatë si për Hadrojin.

Klubi nuk është bindur dhe s’kanë qenë brenda pritshmërive”, ka thënë Abilaliaj për “MCN TV” rreth ofertave që kanë pasur disa lojtarë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments