Arsenali e ka nisur me fitore sezonin e ri të Premier Ligës duke mundur në shtëpi Notinghem Forestin me rezultatin 2-1.
Sfida nisi mjaft mirë për “topçinjtë” të cilët në pjesën e parë shënuan dy herë me Nkeitah dhe Saka.
Në të dytën skuadra e Artetës pati shumë raste për ta mbyllur sfidën, por ishin miqtë ata të cilët me një kundërsulm vrastar rihapën takimin.
Gjithsesi nënkampionët e sezonit të shkuar arritën të ruanin rezultatin për minutat e mbetura duke marrë tre pikë të rëndësishme në startin e Premier Ligës.
REZULTATI:
ARSENAL 2-1 NOTINGHEM FOREST
Nkeitah 26′, Saka 32′ / Avoniji 82′