Trajneri i Brighton, klubi që është gati të shesë për më shumë se 120 milionë mesfushorin Caicedo, ka folur në konferencën e shtypit në lidhje me këtë çështje duke bërë një deklaratë të fortë.

“Unë e kam harruar tashmë Moises. Jam shumë krenar për lojtarët që kemi në skuadrën tonë. Ne duam të vazhdojmë të përmirësohemi dhe të gjitha meritat për këtë i ka klubi.

Klube më të mëdha mund të blejnë lojtarët por jo shpirtin tonë. Nuk kemi lojtarë mjaftueshëm dhe duhet të kompletojmë grupin por unë dua njerëz që dëshirojnë të vijnë këtu.

Ne arritëm një objektiv shumë të rëndësishëm sezonin e kaluar. Ne duam lojtarë që të jenë krenarë që veshin fanellën e Brighton”.