HomeKRYESOREUzuni kërkohet nga Gallatasarai, klauzola e lirimit bëhet peng i sulmuesit

Uzuni kërkohet nga Gallatasarai, klauzola e lirimit bëhet peng i sulmuesit

Çmimi i golashënuesit më të mirë në ligën e dytë spanjolle me 23 gola në sezonin e kaluar, vazhdon të ketë ende efekt për Myrto Uzunin gjatë kësaj dritareje transferimesh. Nuk janë pak klubet që kërkojnë shërbimet e sulmuesit të Kombëtares, teksa së fundmi, siç raporton spanjollja “AS”, Gallatasaraji kërkon të firmosë me të.

Klubi turk, pasi prezantoi Hakim Ziehun nga Çelsi, përforcimin në krahun tjetër të sulmit kërkon ta bëjë me beratasin. Siç thuhet, klubi kampion në fuqi në Turqi është ulur në tavolinë me drejtuesit e Granadës dhe ka diskutuar për mundësinë që të sjellë në Stamboll, Uzunin, pasi, siç dihet, Milot Rashica, që ishte i huazuar sezonin e kaluar nga Noruiçi dhe luante në të njëjtin rol, firmosi te rivalët e Beshiktashit.

Por, nuk është aq e lehtë për të arritur te 28-vjeçari, pasi klubi spanjoll nuk dëshiron që ta shesë atë, përveç se paguhet klauzola, e cila është vendosur në kontratën e tij. Një shifër e konsiderueshme prej 25 milionë eurosh do të lironte Uzunin për të kaluar në kampionatin turk.

Kjo është përgjigjja, sipas mediave spanjolle, që Granada i ka dhënë Gallatasarajit. Myrto është nën kontratë deri në vitin 2026 dhe luan me Granadën që prej janarit të 2022-shit, ku ka shënuar 24 gola dhe ka dhënë gjashtë asistime.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments