Drejtori sportiv i Kukësit, Naim Halili i ka uruar suksese ekipit për nisjen e sezonit të ri futbollistik. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se futbollistët duhet të qëndrojnë të fortë dhe tju tregojnë të gjithëve sa të fortë janë.
Postimi i plotë
Rrugëtim të mbar Fk Kukësi për sezonin Futbollistik 2023- 2024. Me besimin në zot.
Dua të ju kërkoj të ecim me vendosmëri në rrugën e realizimit të ëndrrave tuaja. Qëndroni të fortë dhe tregojuni botës se asnjë dhe askush nuk mund të ju mundë dot. Ndoshta mund të ju rrëzojnë përkohësisht, por ansjëherë të ju mundin. Ju keni gjithë potencialin e duhur për të ecur përpara me siguri dhe për t’i realizuar gjithë ëndrrat tuaja.
Kur bota të ju rrëzojë, gjejni një arsye për t’u ringritur. Mos u justifikoni se nuk keni arsye. Mendoni për sakrificat e familjeve tuaja për t’ju nxjerrë në dritë; mendoni për dikë që ju do, mendoni për veten tuaj. Doni që të gjithë këta persona të t’ju shohin të dështoni duke mos u përpjekur, apo të fitoni duke u përpjekur, pavarësisht dështimeve që mund të hasim gjatë rrugës?
Kurrë mos u dorëzoni drejt rrugës së suksesit! Përpiquni, përpiquni dhe vetëm përpiquni. Mënyra e vetme e dështimit total, është vetëm nëse hiqni dorë. Sa herë që rrëzoheni, ju arrini një hap më afër suksesit, sepse dëshira për ta arritur, kur i jeni afruar, është shumë e madhe.
Kur të shihni pas në jetën tuaj, mos të keni pendesa. Besoni tek vetja, besoni tek e ardhmja juaj. Ju keni përbrenda një zjarr të madh që pret të shpërthejë për të bërë gjëra të rëndësishme. Të ndjekësh ëndrrat mund të jetë e mundimshme, por edhe emocionuese.
Ndaj përpiquni t’ja dilni mbanë. Ndoshta të tjerët mund të habiten, apo të ju mbajnë në gojë, sepse ju jeni duke bërë diçka të re që ata nuk e mendonin, por mos e mundoni veten duke menduar për ta. Ju po bëni atë që dëshironi dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Jepni maksimumin tuaj dhe keni për t’i bërë realitet ëndrrat e tuaja. Suksesi ju takon juve, vetëm nëse përpiqeni.
Shkoni drejt ëndrrave të tuaja. Ky është momenti i duhur. Forca Fk Kukësi!