...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREOvacione për të nga tifozët, sulmuesi shkodran i bindi të gjithë ndaj...

Ovacione për të nga tifozët, sulmuesi shkodran i bindi të gjithë ndaj Kukësit

Ishte debutimi i tij i parë nga formacioni me Vllazninë ditën e shtunë kundër Kukësit dhe ai dha një paraqitje shumë pozitive. Fjala është për Ildi Gruden, i cili pas 4 vitesh të kaluara në Durrës me Teutën, vendosi të rikthehej në vendlindje. Duke vijuar kështu traditën e njohur të familjes Gruda, ku në vite kanë dhënë kontribut për kuqeblutë.

Për tu rikthyer tek 23-vjeçari, ai zhvilloi një ndeshje të një niveli shumë të mirë ndaj kuksianëve. Shpejtësia dhe shpërthimet e tij që janë arma kryesore ishin një problem më vete për kundërshtarët. Gruda solli panik tek Kukësi sa herë që vihej në zotërimin e topit, duke qenë një rrezik konstant në çdo moment.

Madje do ishte numri 7-të i cili pas një këmbënguljeje në krahun e majtë do fitonte penalltinë në minutën e 29-të të ndeshjes. Penallti që u shndërrua në gol nga Balaj. E ndoshta nuk mendohej se do ishte titullar në fillim të këtij edicioni, por performanca debutuese e këtij sezoni ishte me të vërtetë e një niveli të kënaqshëm.

Diçka e tillë u “konfirmua” edhe nga tifozët që ishin në stadium. Të cilët duartrokitën në masë në momentin kur sulmuesi i shpejtë la fushën në minutën e 86-të. Tashmë nga Gruda pritet zhbllokimi sa më i shpejtë edhe tek goli. Ku tashmë ai pritet të bëjë një dyshe interesante me Balajn në sulmin kuqeblu.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.