HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERikuperohen në kohë, dy titullarë të Partizanit gati për Vllazninë

Rikuperohen në kohë, dy titullarë të Partizanit gati për Vllazninë

ajme shumë të mira vijnë nga infermieria, aty ku dy prej titullarëve kanë arritur të rikuperohen për ndeshjen e nesërme ndaj Vllaznisë. Kristian Mba i ka kaluar plotësisht problemet abdominale dhe prej pak ditësh stërvitet me intensitet maksimal me ekipin.

Ai mund të llogaritet edhe mes titullarëve ndaj Vllaznisë. Ndërkohë, ditën e djeshme normalisht me skuadrën është stërvitur edhe Adnard Mehmeti. Mesfushori ka arritur të rikuperohet mjaft shpejt nga tërheqja muskulore dhe do të përfshihet në llogaritë e Zekiçit për transfertën e Shkodrës.

Dje në pjesën e parë të seancës stërvitore nuk u pa Eros Grezda dhe nga klubi bëjnë me dije se gjakovari i është nënshtruar një programi specifik në palestër. Nga ana tjetër, edhe Mensah dhe Sembene vijojnë të stërviten të veçuar dhe nuk janë në llogaritë e Zekiçit për këtë sfidë.

Kujtojmë që ndeshja Vllaznia- Partizani, e vlefshme për javën e tretë të “Abissnet Superiore” do të luhet nesër duke filluar nga ora 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi”./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments