HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMemelli i dyzuar për formacionin ndaj Partizanit, dy titullarë ende me pikëpyetje

Memelli i dyzuar për formacionin ndaj Partizanit, dy titullarë ende me pikëpyetje

Vllaznia do të ketë një grup të plotë futbollistësh në ndeshjen ndaj Partizanit, që do të luhet të enjten në orën 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Rikthimi i qendërmbrojtësit Marko Juriç dhe mesfushorit Ardit Krymi, të cilët kanë lënë pas dëmtimet, është një lajm shumë i mirë për stafin teknik.

Mirëpo, trajneri Migen Memelli është i dyzuar për t’i përfshirë në formacion, duke qenë se lojtarët nuk janë në 100% të gjendjes së tyre. Në stërvitjet e fundit ata më tepër janë provuar me grupin që mendohet se nuk do të jenë titullarë.

Megjithatë, kjo mbetet për t’u parë në stërvitjen e fundit, me Juriçin dhe Krymin që do të grumbullohen për nesër dhe ajo që pritet të konfirmohet është nëse do të luajnë nga minuta e parë apo do ta nisin nga stoli.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments