Xhixhi Di Biaxho duket se ka qenë mjaft i tensionuar derisa ka ardhur fitorja e tij e parë në drejtimin e Dinamos. Trajneri i bluve, duke folur pas ndeshjes në “MCN”, ka qenë paksa polemizues me faktin se po vihej në pah paraqitja e bluve ndaj Kukësit më shumë se tre pikët.

Ai ka theksuar shpesh se ekipi kishte bërë mirë më parë, por nuk ishte përmendur ky fakt sa duhej, por 0 pikët pas dy ndeshjeve të para. Ndaj sot, ai me ironi ka kujtuar se në ndeshjen ku Dinamo fitoi, tani flitej për paraqitjen e skuadrës.

“Është e drejtë që të flitet, pastaj pikët janë ata që kanë vlerë. Mua me vjen mirë qe sot diskutohet për nivelin e paraqitjes së Dinamos se zakonisht luajmë mirë, por nuk kemi folur kurrë për paraqitjen.

Diskutohet kur nuk kemi luajtur mirë, por kemi fituar. Por është në rregull edhe kështu. Ju dërgoj një përqafim të madh dhe ju uroj një mbrëmje të këndshme”, tha Di Biaxho duke i dhënë fund intervistës së tij.