HomeKRYESOREIsh-sulmuesi i Anglisë ka elozhe për Brojën: Për Çelsin do të jetë...

Ish-sulmuesi i Anglisë ka elozhe për Brojën: Për Çelsin do të jetë si një blerje e re

Kthimi i Armando Brojës mund të shihet si një blerje e re për Çelsin. I këtij mendimi është Pol Merson, ish-sulmuesi i kombëtares anlgeze, i cil tashmë në rolin e një opinionisti për :Sky Sport” ka vlerësuar kthimin e djaloshit shqiptar.

Futbollisti 22-vjeçar ka kaluar një dëmtim të gjatë dhe në dy ndeshjet e fundit të bluve ka luajtur pak minuta në fushë. Por Merson është i bindur se Broja mund të ketë një impakt të rëndësishëm sapo të kthehet përsëri në formë.

“Broja hyri në fushë dhe ishte shumë mirë. Nëse ai kthehet në fushë dhe në formë, do të jetë si një blerje e re për ata.

Mënyra se si luajti Broja, mendoj se do të jetë ndaj Fullhemit. Dukej i fortë, shumë i shpejtë. Ai ishte shumë mirë para se të dëmtohej. Po binte në sy”, tha Merson.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments