HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPas Bejzades, një tjetër trajner mund të largohet nga Superiorja

Pas Bejzades, një tjetër trajner mund të largohet nga Superiorja

Pas Skerdi Bejzades, nje tjeter trajner mund te largohet nga Kategoria Superiore. Ai mund te jete trajneri aktual i Partizanit Zoran Zekiç. Por kete here duket se nuk behet fjale per shkarkim apo doreheqje.

Mediat bejne te ditur se skudra kroate e Osijekut po kalon një situatë jo të favorshme në kampionat në këtë fillim sezoni dhe drejtuesit janë vënë lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e trajnerit Stjepan Tomas.

Bëhet fjalë për një rikthim të Zekiç në stolin e Osijekut, që e ka drejtuar nga sezoni 2015 deri në 2019-ën. Por ky kalim nuk është i lehtë, pasi gjithçka është në dorë të presidentit Gaz Demi, pasi 49-vjeçari kroat është nën kontratë me Partizanin.

Burimet nga mediat kroate bëjnë me dije se presidenca e Osijekut është vënë në kontakte me Zekiç, ku i kanë paraqitur propozimin për t’u rikthyer në elitën e futbollit kroat.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments