HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShkarkohet Orges Shehi, Tirana nuk ia fal dy humbje radhazi në shtëpi

Shkarkohet Orges Shehi, Tirana nuk ia fal dy humbje radhazi në shtëpi

Orges Shehi nuk është më trajner i Tiranës. Klubi bardheblu ka vendosur të shkarkojë teknikun, pas rezultateve zhgënjyese të javëve të fundit.

Fatale për trajnerin duket se janë bërë dy humbjet radhazi në shtëpi, ajo ndaj Erzenit dhe e fundit ndaj Laçit, të martën me rezultatin 0-3. Atmosfera në grup nuk është më ajo e duhura, ndaj edhe drejtuesit kanë ndërhyrë për të larguar Shehin.

Tekniku durrsak mori drejtimin e bardhebluve më 27 janar të vitit 2021 dhe vlen të theksohet se hyn në listën e trajnerëve më jetëgjatë në pankinën e Tiranës.

Gjatë periudhës me Shehin në pankinë, bardheblutë fituan një titull kampion ne sezonin 2021-2022 dhe një Superkupë Shqipërie, në të njëjtin vit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments