HomeKRYESOREOfertë prej 20 milionë eurosh në vit, ja kush dëshiron ta transferojë...

Ofertë prej 20 milionë eurosh në vit, ja kush dëshiron ta transferojë Marco Reus nga Dortmund

Marco Reus mund të largohet nga Borussia Dortmund pas 11 viteve qëndrim në klubin e tij të zemrës.Mesfushori gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me verdhezinjtë dhe në verë mund të largohet.

34-vjeçari gjatë karrierës së tij ka refuzuar oferta nga klubet më të mëdha evropiane për t’i qëndruar besnik Dortmundit dhe tani mund të largohet.

Mediat gjermane kanë raportuar se emri i Reus është rikthyer në listën e dëshirave të klubeve arabe që duan ikonën e futbollit gjerman ta transferojnë në kampionatin e tyre.

Bëhet fjalë për tre klube që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij si Al-Hilal, Al Ettifaq dhe Al Ittihad që duan transferimin e mesfushorit ofensivë.

Kontaktet e para me agjentët e futbollistit janë aty dhe bëhet fjalë për një ofertë dy vjeçare me pagë vjetore prej 20 milionë eurove në vit.

Duke marrë parasysh që kontrata e tij skadon më 30 qershor, Reus mund të nënshkruajë para kontratë me klubin e ardhshëm që nga janari.

Mbetet të shihet nëse gjermani do të pranojë propozimin për të vazhduar karrierën në elitën e futbollit arab apo do t’i jap fund karrierës së tij te Borussia Dortmund. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments