Mario Mitaj do ta nisë si titullar ndeshjen e Lokomotivës së Moskës kundër Dinamos së Moskës që starton në ora 15.30. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të jetë në fushë nga fillimi i lojës, ndryshe nga sa kishte ndodhur më parë.

Mëngjërashi duket se i ka dhënë sinjale të forta stafit teknik të Lokomotivës pas paraqitjeve mbresëlënëse në përballjet e kuqezinjve. Pikërisht në një sfidë kaq të fortë, në një ndeshje derbi me Dinamon e Moskës, shqiptari do ta nisë nga minuta e parë.

Një lajm i bukur ky jo vetëm për Mitajn, por edhe për kombëtaren shqiptare teksa nis të korrë “frytet” e para pas ndeshjeve mbresëlënëse të Shqipërisë për kualifikueset EURO 2024.

Sulmuesi kuqezi ka luajtur vetem nje ndeshje si titullar deri tani me Lokomotiven dhe e sotmja do te jete e dyta, nderkohe qe ka luajtur edhe ne 5 ndeshje te tjera si zevendesues.