HomeFUTBOLLRumania nderon Sulejman Demollarin si një nga të huajt më të mirë...

Rumania nderon Sulejman Demollarin si një nga të huajt më të mirë që ka luajtur atje

Rumania ka zhvilluar ceremoninë e fundvitit për futbollistët më të mirë. Një nag çmimet e dhëna ka qenë edhe ai për lojtarin më të mirë të huaj të të gjitha kohërave, që ka luajtur në këtë vend.

Me shumicë votash është zgjedhur edhe Sulejman Demollari, i cili pas shumë vitesh mbetet ikonë në futbollin rumun, i paharrueshëm atje për talentin e jashtëzakonshëm. Në fakt, kemi të bëjmë me një rizgjedhje të Demollarit, pasi një çmim thuajse të tillë e ka marrë më parë edhe si një nga futbollistët e huaj më të mirë në historinë e Dinamos së Bukureshtit.

Me këtë rast, “Sula” vlerësoi edhe transferimin e fundit shqiptar në futbollin rumun, nga Tirana te Rapid i Bukureshtit. Fjala është për Florent Hasanin: “Ai është një oportunist, si Pippo Inzaghi. Ai është një lojtar cilësor, që tërheq me dy tipare të veçanta sulmuese: teknikë dhe sens të pazakontë goli.

Lexon shpejt zonat e hapura në mbrojtjen kundërshtare dhe godet menjëherë. Do të jetë një eksperiencë e re për të, do të varet shumë nga mënyra se si do të përshtatet me filozofinë e klubit dhe stafit. Por në përgjithësi, mendoj se Rapid bëri një marrëveshje të mirë me Hasanin”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments