Thursday, February 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIldi Gruda në dyshim, ja kush pritet ta zëvendësojë të dielën ndaj...

Ildi Gruda në dyshim, ja kush pritet ta zëvendësojë të dielën ndaj Kukësit

Ishte menduar se demtimi i tij do te kalonte shpejt dhe si rrjedhoje lojtari do te ishte i gatshem per te luajtur diten e diele ne ndeshjen ndaj Kukesit, por mesa duket kjo nuk do te ndodhe. E kemi fjalen per sulmuesin Ildi Gruda.

Ai ka pesuar nje demtim gjate stervitjes se ekipit shkodran ne Ulqin dhe nderkohe vetem ne dy ditet e fundit i eshte rikthyer stervitjes, por jo me grupin. Sulmuesi anesor thjesht po zhvillon disa vrapime te lehta, por me shume mundesi e ka humbur ndeshjen e fundjaves.

Si rrjedhoje stafit teknik i eshte dashur te mendoje nje tjeter zgjidhje. Dhe lojtari qe mendohet ta zevendesoje ndaj Kukesit mendohet te jete 18 vjeçari Kevin Dodaj. Ai u provua edhe ne miqesoren e se dieles ndaj Laçit dhe prandaj mendohet ta nise nga minuta e pare sfiden e pas dy diteve.

Dodaj konsiderohet nje element me shume te ardhme dhe si rrjedhoje po fiton edhe vemendjen e stafit teknik te ekipit te pare te Vllaznise, i cili jo vetem e ka aktivizuar per pak minuta ne ndonje nga ndeshjet e meparshme, por tashme duket se i ka ardhur momenti te luaje edhe si titullar./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments