Ishte menduar se demtimi i tij do te kalonte shpejt dhe si rrjedhoje lojtari do te ishte i gatshem per te luajtur diten e diele ne ndeshjen ndaj Kukesit, por mesa duket kjo nuk do te ndodhe. E kemi fjalen per sulmuesin Ildi Gruda.

Ai ka pesuar nje demtim gjate stervitjes se ekipit shkodran ne Ulqin dhe nderkohe vetem ne dy ditet e fundit i eshte rikthyer stervitjes, por jo me grupin. Sulmuesi anesor thjesht po zhvillon disa vrapime te lehta, por me shume mundesi e ka humbur ndeshjen e fundjaves.

Si rrjedhoje stafit teknik i eshte dashur te mendoje nje tjeter zgjidhje. Dhe lojtari qe mendohet ta zevendesoje ndaj Kukesit mendohet te jete 18 vjeçari Kevin Dodaj. Ai u provua edhe ne miqesoren e se dieles ndaj Laçit dhe prandaj mendohet ta nise nga minuta e pare sfiden e pas dy diteve.

Dodaj konsiderohet nje element me shume te ardhme dhe si rrjedhoje po fiton edhe vemendjen e stafit teknik te ekipit te pare te Vllaznise, i cili jo vetem e ka aktivizuar per pak minuta ne ndonje nga ndeshjet e meparshme, por tashme duket se i ka ardhur momenti te luaje edhe si titullar./SHKODRA-SPORT.COM/